Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama prezanton buxhetin 2027 në Kuvend: 200 milionë euro buxhet vetëm për pensionistët. 40 milionë euro për indeksimin

schedule11:18 - 18 Nëntor, 2026

schedule 11:18 - 18 Nëntor, 2026

Kryeministri Edi Rama prezantoi në Kuvend projektbuxhetin për vitin 2027, duke vënë në fokus mbështetjen për pensionistët dhe uljen e çmimit të karburanteve.

Gjatë fjalës së tij, Rama bëri të ditur se 200 milionë euro nga buxheti do të jenë të dedikuara për pensionistët, ndërsa 40 milionë euro do të përdoren për indeksimin e pensioneve, i cili pritet të vijojë në muajin prill.

Një tjetër ndryshim i paralajmëruar lidhet me taksën e qarkullimit, për të cilën qeveria synon ta zhvendosë nga çmimi i karburantit te automjeti, me qëllim uljen e çmimit në pompë me 32 lekë për litër.



“Vijmë te taksa e qarkullimit në çmimin e karburantit, duam që ta ulim çmimin në pompë për 32 lekë për litër duke e zhvendosur taksën te automjeti, duke e lidhur më tepër specifikisht me llojin e automjetit. Çmimi i karburanteve në Shqipëri do të jetë njësoj si në vendet e rajonit. Duke e kaluar taksën e automjetit në Drejtorinë e Përgjithshme të Qarkullimit Rrugor. Le të marrim koston e karburantit, ajo nuk prek vetëm atë që ka një makinë, por më shumë se kaq.

Ulje e TVSH-së përveçse lehtësojnë drejtpërdrejt ato kategori që taksojnë, por do të sjellin më shumë konsum dhe hap pas hapi më shumë.

Më lejoni të vij te pensionistët. Nëse ka një kategori të shoqërisë sonë që meriton të ndjejë më shumë nga rritja e ekonomisë, është kategoria e pensionistëve. Në mënyrë të vazhdueshme ndeshemi me këtë nevojë të brendshme.

Sa më shumë kalon koha, pensionistët mbeten një kategori më vete, sa i takon hapësirës. Edhe këta honxhobonxhot këtu mund t’i rrotullojnë pensionistët me kokë poshtë sipas llogarive të tyre, por pensionistët e dinë më mirë. Ka shumë pensionistë që jetojnë me pak, ndërkohë që ka shumë pensionistë që kanë kontribuar për vendin shumë më shumë nga këta që ikën, ne nuk mundet dot që të mbetemi te entuziasmi i trefishimit të ekonomisë së Shqipërisë, nëse nuk i qëndrojmë një për një detyrimit tonë për pensionistët.

Falë rritjes së ekonomisë, ne jemi në gjendje që të vazhdojmë që kemi nisur nga 1 janari dyfishojmë rritjen nga viti që lamë pas, duke vazhduar kështu me radhë. Janë 200 milionë euro në këtë buxhet që janë vetëm për pensionistët. Indeksimi vazhdon në prill dhe në të janë 40 milionë euro. Është e domosdoshme që deri në fund ne të mbetemi besnikë të kësaj kategorie, që çfarëdo që të japë ekonomia ne ta shpërndajmë te ata”, tha kryeministri Edi Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!