Një zjarr ka rënë në afërsi të Liqenit të Viroit në Gjirokastër, ku kanë marrë flakë kullotat.
Forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës kanë konstatuar në kohë vatrën e zjarrit dhe kanë ndërhyrë menjëherë për izolimin e saj, duke parandaluar përhapjen e flakëve në një sipërfaqe më të madhe.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës, zjarri është shuar plotësisht. Nga ngjarja nuk raportohet për dëme të tjera.


