Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shmanget kriza/ Pas ndryshimeve për “Specialen”, Kuvendi i Kosovës voton edhe presidentin e ri

schedule23:59 - 6 Tetor, 2026

schedule 23:59 - 6 Tetor, 2026

KOSOVË– Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuar.

Për këto ndryshime kanë votuar 88 deputetë dhe asnjë kundër.

Të pranishëm në sallë kanë qenë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ata të PDK-së, të Aleancës, të LDK-së, si dhe të komuniteteve nga grupi multi-etnik.



Me këtë votim, Kuvendi përmbylli shqyrtimin e projektligjit, i cili ishte miratuar në lexim të parë më 5 tetor.

Krahas ndryshimeve e ligjit për Gjykatën Speciale, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur me 81 vota Justina Shiroka Pulën, si presidente të re të vendit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!