Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, foli për situatën e tensionuar politike në Kosovë dhe për zhvillimet e fundit në vend.
Abazi kritikoi qasjen e kryeministrit Albin Kurti, duke e lidhur atë me mënyrën se si, sipas tij, është menaxhuar situata politike dhe institucionale në Kosovë.
Kritikoi gjithashtu mënyrën e komunikimit politik të kryeministrit, duke thënë se nuk është normale që nga foltorja e qeverisë të bëhen batuta për çështje të rëndësishme institucionale.
Sipas tij, në qendër të zhvillimeve politike është edhe përplasja për pushtetin dhe institucionet e Kosovës. Abazi e cilësoi këtë si “dëshirë të pafundme për të kontrolluar pushtetin”.
“Ajo që bëri sot ishte vazhdimësi e qasjes së Kurtit. Por ajo që ndodhi mbrëmë ishte ajo që e shpërfaqi atë vërtet, duke detyruar forcat speciale të paraqiten kundër dhe duke detyruar që sheshi të ishte i mbyllur, dhe një dhunë që nuk do të duhej. Asnjë formë nuk do të duhej të projektohej në atë mënyrë. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që kryeministri nga foltorja e qeverisë të bëjë batuta. Sa e turpshme është të bisedohet për Presidentin, për Ligjin dhe Gjykatën Speciale në të njëjtën fjali. Dëshira e pafundme për të kontrolluar pushtetin. Duhet të flitet për një CV të shkurtër, si mund të arrijë dikush të bëhet President qoftë nga zarfi sepse flet për një propozim sikur po flet në takime”, tha ai.
/abcnews.al/


