Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Demo në “hambarin” e hashashit/ Ministri i brendshëm në Shkodër, bashkë me kreun e policisë Hita

schedule18:36 - 6 Tetor, 2026

schedule 18:36 - 6 Tetor, 2026

Ervin Demo, Ministri i Punëve të Brendshëm, me Drejtorin e Policisë, zhvilluan një takim me drejtuesit dhe efektivët në Shkodër,

Ai kerkoi forcimin e marrëdhënies së Policisë me komunitetin përmes integritetit, korrektësisë dhe rezultateve të qëndrueshme.

Demo vlerësoi punën e efektivëve dhe theksoi se mbështetja ndaj tyre duhet të shoqërohet me angazhim maksimal dhe objektiva të matshëm për çdo drejtori, të cilat do të ndiqen dhe vlerësohen periodikisht.  Në fokus të veçantë vendosi luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike, duke kërkuar angazhim të vazhdueshëm dhe rezultate konkrete.



Gjatë takimit u diskutua dhe për përmirësimin e kushteve të punës së punonjësve të Policisë, veçanërisht në drejtim të logjistikës, flotës së mjeteve dhe trajtimit financiar,  ku po shqyrtohen mundësi për ndërhyrje konkrete duke nisur nga viti 2027.

Sinkron- Ervin demo- Minister I Brendshëm

Duke e lidhur sigurinë me zhvillimin ekonomik të Shkodrës dhe rritjen e turizmit, ministri kërkoi një bashkëpunim edhe më të ngushtë të Policisë me institucionet vendore, për t’iu përgjigjur nevojave në rritje të komunitetit dhe vizitorëve.

Në përfundim, të takimit Demo vlerësoi dy punonjës të Policisë së Shtetit për kontributin e tyre, si shembuj pozitivë të profesionalizmit dhe përkushtimit në shërbim të qytetarëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!