Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“ Ligji për Specialen nuk ka lidhje me presidentin”, Limaj: 4 muaj pas zgjedhjeve, asnjë përpjekje për zgjedhjen e presidentit

schedule17:29 - 6 Tetor, 2026

schedule 17:29 - 6 Tetor, 2026

Ish-deputeti Demir Limaj ka kritikuar situatën politike në Kosovë katër muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, duke thënë se mazhoranca dhe partneriteti politik kanë pasur mundësi për të zgjidhur edhe çështjen e presidentit.

Limaj u shpreh se institucionet janë katandisur në këtë situatë dhe ngriti shqetësime edhe për çështjen e Gjykatës Speciale.

Limaj paralajmëroi gjithashtu për mundësinë e përplasjeve mes forcave të sigurisë dhe simbolikës së UÇK-së, duke e lidhur këtë me periudhën para luftës.



Ai theksoi se në radhët e policisë ka persona që kanë ardhur nga UÇK-ja dhe veteranë, duke kundërshtuar përdorimin e tyre në përplasje për çështje që lidhen me UÇK-në.

“ Nëse bëjmë 4 muaj që kanë përfunduar zgjedhjet. Mazhoranca dhe krijimin e partneritetit ka pasur mundësi për të zgjedhur dhe presidentin. Në 4 muaj nuk ka bërë asnjë përpjekje. Në fund të fundit, keni bërë një marrëveshje me subjektin politik. Jemi katandisur si institucione të shtetit. Ligji për Specialen nuk ka lidhje me presidentin.

Kërkesa për ndryshimin e amendatimit të ligjit për Gjykatën Speciale, ajo dhunë që është përdorur na ka bërë të ndihemi keq. Të vijë një moment që të ketë përplasje mes sigurisë dhe emblemës së UÇK-së. Këto përplasje i kemi parë vetëm para luftës.

Janë me dhjetëra policë që vijnë nga UÇK-ja dhe janë dhe veteranë, dhe të përdorësh djemtë më të mirë në përplasje për një kauzë të drejtë është një kauzë ku çdo qytetar duhet të mbrojë vlerat e UÇK-së.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!