Gjatë fjalës së komisionerja Marta Kos teksa bëri prezantimin e draftit të Bashkimit Evropian u shpreh se anëtarët e rinj të BE, do jenë pa të drejtë vetoje.
Ajo theksoi se të gjithë shtetet anëtare kanë punuar dhe mbështetur zgjerimin, duke u shprehur optimiste për procesin.
“Optimizmi im më vjen nga rezultate me të mira që kemi arritur ë procesin e pranimit. Gjithë shtetet anëtare janë duke kontribuar që ne të hapemi. Kemi hapur dhe mbyllur kapituj në këto 9 vitet e fundit më shumë se 25 vitet e mëparshme. Është e qartë që janë suportuese për zgjerimin, por duan ta shohin në bazë të meritës. Varet se ku në Europë ka edhe gjeopolitikë që të marrin edhe përgjigje se si gjeopolitika dhe meritokracia mund të ecin dorë më dorë. Meritokracia flet për kushtet dhe kur do të shkojmë në fund të procesit të anëtarësimit dhe shtetet anëtare janë mbështetëse ndaj kësaj”, tha Marta Kos.


