Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Si mund të forcohet BE?/ Marta Kos: Vetëm zgjerimi dhe partneriteti. Çdo vend i ri e ka bërë unionin më të fortë!

schedule16:27 - 6 Tetor, 2026

schedule 16:27 - 6 Tetor, 2026

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Europian mund të forcohet përmes dy rrugëve kryesore: zgjerimit dhe krijimit të partneriteteve të reja.

Duke iu referuar konceptit të anëtarësimit të asociuar dhe marrëdhënieve me vende jashtë Europës, ajo përmendi Kanadanë si një rast ku shtrohet pyetja se çfarë mund t’i ofrojë BE-ja një shteti që nuk është europian.

Kos theksoi se, pavarësisht diskutimit për format e reja të bashkëpunimit dhe integrimit, perspektiva e anëtarësimit të plotë mbetet në fokus.



“ Ka dy mënyra që BE-ja të forcohet, njëra është në anën e zgjerimit. Çdo zgjerim e ka bërë më të fortë. Ana tjetër janë partneritetet e reja. Ne anëtarësimin e asociuar të Kanadasë është e thjeshtë çfarë të ofrojmë për një shtet që nuk është europian. Kanadaja nuk ka kriterin më të rëndësishëm, shtet europian, dhe duhet të shohim çfarë është jashtë anëtarësimit të plotë. Ne jemi të gatshëm të vijojmë me anëtarësimin.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!