Mbrojtësi me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, do të largohet nga Arsenali. 27 vjeçari u transferua te “Topçinjtë” e Londrës në verën e vitit 2017, nga ekipi i Valencias për 35 milionë euro.
Edhe pse pati një nisje shumë të mirë të aventurës në Londër, ndryshimet e shumta në pankinë dhe rivaliteti i ashpër për një vend titullari, kanë ndikuar negativisht te karriera e mbrojtësit shqiptar.
Sot, kampioni i botës me Gjermaninë ka ndërruar agjent dhe siç raportojnë mediet angleze, do të largohet drejt Turqisë. Arsenali i ka kërkuar prej kohësh Mustafit që të gjejë ekip dhe Arteta nuk e grumbulloi as në takimin e FA Cup kundër Leeds United./.abcnews.al