Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reforma territoriale në Kuvend/ Drafti prezantohet në komisionin e ligjeve

schedule15:09 - 23 Shtator, 2026

schedule 15:09 - 23 Shtator, 2026

 Drafti i socialistëve me ndarjen e re territoriale me 46 bashki është futur zyrtarisht në rrugë parlamentare. Ajo që përgatiti Komisioni i posaçëm nisi diskutimet këtë të mërkurë në Komisionin e Ligjeve, ku demokratët shprehën mosdakordësi sërish dhe kërkuan shtyrjen e diskutimeve.

Por socialistët siç e kanë bërë të qartë, edhe më parë, do të çojnë projektin e tyre në parlament. Arbjan Mazniku prezantoi projektin vetëm para deputetëve socialistë, në Komisionin e Ligjeve, ndërsa opozitarët u larguan nga salla.

Mazniku u përgjigj dhe për kundërshtimet e bashkive, konkretisht për Prrenjasin me Librazhdin.

Ky diskutim në parlament ka nisur ndërsa ende disa bashki nuk janë shprehur mbi propozimin e PS-së, këshillat bashkiakë të qyteteve që shkrihen dhe ato të cilëve u bashkohen, siç është rasti i Elbasanit, që i bashkëngjiten dy bashki ekzistuese, Cërriku dhe Belshi. Bashkitë janë ende brenda afatit ligjor 60 ditor për të dorëzuar qëndrimet e tyre, ndërsa maxhoranca ka parashikuar miratimin në seancën e 8 tetorit në parlament.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!