Zjarret në Fier janë shuar, përveç një vatre ne Frakull ku po punojnë 30 forca të FA.
Në pjesën tjetër të kodrave të Frakullës situata paraqitet e qetë.
Megjithatë, ekipet janë duke monitoruar për ndonjë riaktivizim të zjarrit pasi zona është me pyll pishe çka lejon lehtësisht riaktivizim të flakëve.
Nga zjarri që nisi pasditen e së premtes dhe vijoi deri të shtunën, u bë edhe ndërhyrja nga ajri me avionë “Air Tractor” për të neutralizuar flakët. Pati edhe evakuime, por më vonë të gjithë u kthyen në shtëpitë e tyre./abcnews.al

