Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fier/ Aksident në aksin Kurjan-Roskovec, lëndohet 62-vjeçari

schedule11:13 - 4 Shtator, 2026

schedule 11:13 - 4 Shtator, 2026

FIER- Një aksident është regjistruar në aksin “Kurjan–Roskovec”, ku një 62-vjeçar është përplasur me një mjet teknologjik, tip “pirun ngritës”.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, shtetasi 62 vjeç, duke drejtuar një motomjet, është përplasur me mjetin teknologjik, i cili drejtohej nga shtetasi 34 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, 62-vjeçari ka marrë dëmtime në këmbë dhe, për shkak të nevojës për trajtim të specializuar, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.



Grupi hetimor ndodhet në punë për dokumentimin e ngjarjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!