Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Aksident në Durrës, humb jetën 66-vjeçari, arrestohet shoferi

schedule12:52 - 17 Gusht, 2026

schedule 12:52 - 17 Gusht, 2026

Një aksident tragjik është shënuar në lagjen nr. 13 në Durrës, ku një 66-vjeçari Fezi Dine ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Sipas të dhënave paraprake, 26-vjeçari Aldi Talelli duke drejtuar një automjet taksi, ka përplasur 66-vjeçarin, teksa ky i fundit po kalonte rrugën në vijat e bardha.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, por, pavarësisht ndihmës së mjekëve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.



Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat dhe, sipas autoriteteve, po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të zbardhur të plotë rrethanat e aksidentit dhe për të dokumentuar ngjarjen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!