Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Eksportet e mallrave “Made in Albania” me rritje/ INSTAT: Tregtia me vendet e BE mban peshën kryesore

schedule14:51 - 17 Gusht, 2026

schedule 14:51 - 17 Gusht, 2026

Eksportet shqiptare kanë regjistruar rritje në korrik duke arritur në rreth 34 miliarde lekë përgjatë muajit korrik.

Nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të viti të kaluar rezulton se eksportet janë shtuar me më tepër se 10 përqind të ndikuara kryeisht nga nëngrupi  “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” si dhe  materiale ndërtimi e makineri.

Partnerët tregtarë të Shqipërisë  janë vendet e Bashkimit Europian me të cilat vendi ynë realizon rreth 70 përqind të gjithë tregtisë.



Nëse vërejmë të dhënat e Instat Italia rezulton të jetë partneri kryesor tregar i Shqipërisë.

Gjatë muajit korrik drejt këtij vendi janë eksportuar mallra që arrijnë një vlerë prej 88.4 milionë lekësh.Në vend të dytë renditet kosova e ndjekur nga Greqia,Gjermania dhe Spanja.

Po ashtu edhe përsa i përket impoteve ose mallrave që Shqipëria blen partnere  tregtarë mbeten të njëjtë.

Në muajin Korrik 2026, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Korrik 2025 janë, Greqia e cila  ishte ndër vendet me rritjen më të madhe të eksporteve shqiptare, me 19% më shumë se në korrik 2025. Eksportet drejt Gjermanisë u rritën me 2.5%.

Në kahun e kundërt, eksportet drejt Italisë ranë me 2%, ndërsa ato drejt Kosovës me 2.4%.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 53,6 %, të gjithë tregtisë. Në Korrik 2026, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 68,4 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 47,8 % të importeve gjithsej.

VLERA E EKSPORTEVE

Korrik 2026       34 mld leke

Korrik 2025      30 mld leke

Eksportet sipas vendeve

Italia            91.2 mln

Kosova         20.5 mln

Greqia         14.3 mln

Gjermania     14.2 mln

Spanja            10.1 mln

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!