Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Aksident në aksin Durrës-Shijak, kamioni përplaset me makinën. Vështirësi në lëvizjen e automjeteve

schedule13:48 - 17 Gusht, 2026

schedule 13:48 - 17 Gusht, 2026

Një tjetër aksident është regjistruar në rrugën që lidh Durrësin me Shijakun, ku një kamion është përplasur me një automjet tip BMW.

Mësohet se nga përplasja nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale në të dyja mjetet janë të konsiderueshme.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Si pasojë e përplasjes, në këtë aks është krijuar trafik i rënduar, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve.



Drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë zonë këshillohen të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e policisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!