Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Përçahet “revolucioni i flamingove”/ Leka: Protesta ka degraduar, u kthye në përplasje mes klaneve

schedule13:43 - 17 Gusht, 2026

schedule 13:43 - 17 Gusht, 2026

TIRANË- Sherr dhe përplasje të fortë shënoi mbrëmja e së dielës, në protestën para Kryeministrisë. Përplasja duket si mes dy grupimeve, që janë kanë dalë në shesh prej fillimit.

Ata janë përplasur fizikisht mes tyre dhe kanë qe qenë ndërhyrja e personave të tjerë që shmangu agravimin e situatës.

Analisti i njohur Martin Leka, i ftuar në  “News Line” tha se këto akte dëshmuan faktin se protestës i ka ikur qytetaria dhe kauza e saj.



Sipas tij, protesta tashmë duket se ka përfunduar në përplasje klanesh, që nuk kanë lidhje fare me çështjet për të cilat nisi.

“Është ajo që e kemi paralajmëruar me kohë pasi protestës i ka ikur faza e fillimit, i ka ikur qytetaria dhe po e shohim ditë për ditë, sidomos dje. Ka degraduar në llogari të klaneve të ndryshme që përbëjnë protestën. Edhe në do të më përpara kemi parë protagonistë të protestës, të cilët janë distancuar nga shumë grupe të protestës kanë denoncuar grupimin e mikrofonit, dhe kemi parë që shumë protagonistë seriozë të protestë janë distancuar prej atyre që duan të privatizojnë protestën”, tha Leka.

Ai theksoi se akëte e tilla shkojnë në favor të kryeministrit Edi Rama dhe siç tha i “çojnë ujë në mullirin e qeverisë”.

“Kjo është protestë, nuk do prisnim gjë tjetër përveç kësaj dhe sigurisht kjo çon ujë në mullirin e qeverisë Rama. Protesta e ka ezauruar gjithçka pati pas fillimit të saj, pas dy javëve të para të saj”, shtoi Leka.

Protesta u shpreh Leka duhet të përfundojë pasi është kthyer tashmë në një protestë politike, tezat e së cilës siç theksoi ai, i ka artikuluar Partia Demokratike dhe vetë Sali Berisha.

“Është shmangur nga thelbi dhe boshti i saj për të cilën qytetarët dolën në protestë, dhe tashmë protesta është tashmë thjesht një protestë politike. Arsyeja kryesore për të cilën duhet të mbyllet kjo protestë, është rënia e kauzës së saj”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!