Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

E rëndë në Vlorë, 69-vjeçari i jep fund jetës, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri

schedule18:05 - 16 Gusht, 2026

schedule 18:05 - 16 Gusht, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Mallkeq, në Vlorë. Rreth orës 16:00, 69-vjeçari me inicialet K. B. dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri automatike, në oborrin e banesës së tij.

Sipas të dhënave paraprake, viktima dyshohet se vuante nga depresioni. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme hetimore për të dokumentuar ngjarjen dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat e saj.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!