Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Azdren Shala: Kurti do të bëhet edhe më autoritar, LDK dhe VV i bashkon sentimenti anti-UÇK

schedule17:17 - 14 Gusht, 2026

schedule 17:17 - 14 Gusht, 2026

Analisti Azdren Shala ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke u ndalur te procesi i konstituimit të Kuvendit dhe roli i Presidentit në këtë situatë.

Në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, Shala tha se kompetencat e Presidentit përcaktohen nga Kushtetuta, ndërsa theksoi rëndësinë e identifikimit të subjektit që bën propozimin.

“Presidentit kompetencat ia cakton Kushtetuta dhe rëndësi ka kush e propozon. Propozuesi ka me qenë VV. LDK hoqi dorë dje”, u shpreh ai.



Shala e cilësoi qëndrimin e LDK-së si “pozicion nënshtrimi”, ndërsa parashikoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mund të forcojë më tej pushtetin e tij.

“Do të shohim që Kurti do të bëhet edhe më autoritar në pushtet”, deklaroi analisti.

Duke folur për raportet mes forcave politike, Shala tha se Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK kanë pika të përbashkëta, duke pretenduar se mes tyre ekziston një “sentiment anti-UÇK”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!