Mëngjesin e sotëm ka nisur operacioni në shuarjen e zjarrit në zonën e Krastës.
Zjarri në këtë zonë ka nisur ditën e djeshme në pyjet me pisha, ndërsa gjatë natës kanë punuar zjarrfikësit e Krujës. Operacioni ka nisur dhe nga ajri.
Në ndihmë janë dhe forcat e ushtrisë, ndërsa po lokalizohet e gjithë vatra e zjarrit./abcnews.al


