Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Operohet Papa Leoni i XIV, ndërhyrja kirurgjikale në mushkëri përfundoi me sukses

schedule23:06 - 13 Tetor, 2026

schedule 23:06 - 13 Tetor, 2026

Ndërhyrja kirurgjikale për heqjen e një mase në mushkëri të Papa Leonit të Katërmbëdhjetë ka përfunduar me sukses. Lajmi u konfirmua nga Vatikani, sipas të cilit, operacioni u krye sipas parashikimeve dhe Ati i Shenjtë është rikthyer në dhomën e tij në spitalin Gemelli, në Romë.

Papa 71-vjeçar iu nënshtrua ndërhyrjes pasi masa u zbulua gjatë kontrolleve rutinë mjekësore. Vetë Papa bëri të ditur lajmin të dielën, duke shpjeguar se noduli ishte zbuluar në një fazë shumë të hershme dhe se mjekët i kishin rekomanduar heqjen e tij.

Para mbërritjes së Papës në spital, dhjetëra besimtarë u mblodhën për ta përshëndetur, duke i shprehur mbështetjen dhe urimet për shërim të shpejtë. Papa iu përgjigj me buzëqeshje dhe përshëndetje nga makina e tij.



Përditësimi i fundit mjekësor nga Vatikani konfirmon se Papa Leoni XIV është diagnostikuar me adenokarcinomë të mushkërisë, një formë e kancerit të mushkërisë. Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, mjekët hoqën lobin e poshtëm të mushkërisë së djathtë, në një operacion që zgjati rreth 90 minuta dhe përfundoi pa komplikacione. Sipas autoriteteve të Vatikanit, diagnoza u konfirmua gjatë operacionit, ndërsa Papa është zgjuar normalisht.

Për t’i dhënë kohë rikuperimit, axhenda e Papës është liruar deri më 20 tetor. Ndërkohë, ai shpreson të ruajë planin për vizitën në Amerikën Latine në fillim të nëntorit, ku përfshihet edhe Peruja, vendi ku shërbeu për shumë vite si misionar dhe më pas si ipeshkëv.

Lajmi ka shqetësuar besimtarët katolikë në mbarë botën, ndërsa zyrtarë të lartë të Vatikanit shprehen të inkurajuar nga qetësia e Papës dhe besimi se ai do të rikuperohet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!