Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e bërë nga Fatime Kryemadhi. Kolegji Penal ka vendosur që Kryemadhi të gjykohet nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Fatime Kryemadhi pretendonte ndarjen e çështjes dhe shpalljen e moskompetencës nga GJKKO, si dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës. Ajo argumenton se nuk është subjekt i posaçëm.
Fatime Kryemadhi akuzohet për pastrim parash dhe SPAK ka kërkuar dënimin e saj me 5 vite shërbim prove./abcnews.al



