Dy vëllezër goditen me thikë në mes të rrugës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kuvendi i Dukagjinit”, lagjja “Partizani”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet A.N., 28 vjeç, banues në fshatin Shelli, Njësia Administrative Macukull, në bashkëpunim me dy shtetasit e shpallur në kërkim, L. L., 26 vjeç dhe Xh. M, 24 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë dy vëllezërit, konkretisht shtetasit me inicialet A.Sh., 25 vjeç dhe A.Sh., 22 vjeç, banues në Burrel. Ndërkohë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për ndjekje të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.
Burrel
Plagosin me thikë dy vëllezër, arrestohet një nga autorët e dyshuar të ngjarjes dhe dy të tjerë shpallen në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
A.N., 28 vjeç, banues në fshatin Shelli, Njësia Administrative Macukull, Bashkia Mat.
Si dhe bënë shpalljen në kërkim policor të shtetasve:
- L., 26 vjeç dhe Xh. M, 24 vjeç, të dy banues në Burrel.
Ky shtetas në bashkëpunim me dy shtetasit e shpallur në kërkim, pas një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Kuvendi i Dukagjinit”, lagjia “Partizani”, Burrel, kanë plagosur me thikë dy vëllezërit A.Sh., 25 vjeç dhe A.Sh., 22 vjeç, banues në Burrel, të cilët ndodhen në Spital jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit për konfliktin që po ndodhte, kanë ndërhyrë menjëherë duke neutralizuar përshkallëzimin e mëtejshëm të konflikit, ku dy prej autorëve kanë mundur të largohen por janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për ndjekje të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”./abcnews.al