Familja Vathi me dy vajza të vogla dhe një prej tyre e sëmurë mbi dy javë pas apelit në ABC News nuk do të jetojnë më në këtë çadër të shkatërruar nga era e fortë. Thirrja e nënë Dilas nga Murqine e Krujës ishte rrëngjethëse.
Një familje që nuk do të bëhet publike ju siguroi një ambient më të ngrohtë me të gjitha orenditë e nevojshme. Nga shtretërit, batanijet, një banjo me të gjitha pajisjet, lavatriçe madje dhe dy arusha pellushi që vogëlushet të luajnë. Gjyshi I dy vajzave të mitura shpreh mirënjohje.
Tërmeti I 26 nëntorit dëmtoi totalisht banesën e familjes Vathi dhe dimri ju vështirësoi jetesën në çadër. Tashëm kjo familje deri sa shteti të nisë ndërtimin e banesave të reja mund të jetojnë në këtë kontenier me kushte cilësore falë ndjeshmërisë së një familjeje bamirëse./abcnews.al