Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

BE merr vendimin, ndalohet totalisht “Russia Today” në Europë

schedule11:25 - 3 Korrik, 2026

schedule 11:25 - 3 Korrik, 2026

Gjykata Europiane e Drejtësisë ka vendosur ditën e djeshme, 2 korrik, se nuk do të lejohet më shpërndarja e përmbajtjeve të “Russia Today”, në asnjë formë në vendet e Bashkimit Europian.

Kjo vlen edhe për faqet e internetit, edhe nëse janë falas dhe nuk bëhet për fitim.

Pra, nuk ka rëndësi nëse dikush e shpërndan videon për para apo thjesht e publikon në një faqe apo rrjet social, ndalimi është i plotë. Vendimi u mor sepse BE-ja e konsideron “Russia Today” si pjesë të propagandës ruse, dhe synon të mos lejojë përhapjen e saj gjatë luftës në Ukrainë.



Rasti u forcua edhe me shembuj konkretë në Gjermani, ku tre persona janë ndjekur penalisht për publikimin në internet të videove të “Russia Today Germany”.

Sipas gjykatës, kjo qasje është e nevojshme për të mbrojtur rendin publik dhe sigurinë e Bashkimit Evropian dhe për të ndaluar përhapjen e propagandës ruse.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!