Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Bayern nis “sulmin” në Europë/ Kampionët gjermanë debutojnë në shtëpi kundër Bodo Glimt

schedule12:40 - 10 Shtator, 2026

schedule 12:40 - 10 Shtator, 2026

Në sezonet e fundit i është afruar shpesh herë, por fakt është që nuk ka arritur të ngrejë lart trofeun më të rëndësishëm të futbollit europian për klube. Për herë të fundit ia doli në vitin 2020, kur u shpall për herë të gjashtë kampion i Europës pas mundi në finale Paris SG.

Bayern Munich do ta provojë sërish në edicionin e ri të Champions League, ku do të debutojë mbrëmjen e sotme në tempullin e tij “Allianz Arena” kundër Bodo Glimt. Kampionët gjermanë i kanë bërë një nisje të shkëlqyer Bundesligës, ndërsa tani është momenti për t’u konfirmuar edhe në Europë.

Pritshmëritë në parashikimet e edicionit 2026/2027 të Champions janë të mëdha, pasi Bayern renditet mes favoritëve kryesorë për të fituar trofeun.

Testi i parë nuk paraqet një vështirësi të madhe për skuadrën e Vincent Kompany, megjithëse Bodo Glimt prej disa vitesh është realitet në fazën finale të Champions dhe jo pak herë ka dhuruar supriza.

Por për kompanitë e basteve, ka pak shanse që diçka e tillë të ndodhë në mbrëmjen e sotme, ndërsa bavarezët janë favoritë absolutë për të fituar sfidën e tyre të parë në Ligën e Kampionëve.

Bayern mbylli përgatitjet përpara sfidës me Kompani që kishte në dispozicion të gjithë futbollistët e tij, përfshirë edhe Xhamal Musiala, talenti që gjatë miqësoreve të verës shfaqi probleme me shëndetin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!