Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk kemi anuluar asnjë projekt”, Rama replikon me gazetaren rumune: Vini këtu me kokën të mbushur plot me gënjeshtra

schedule15:48 - 9 Qershor, 2026

schedule 15:48 - 9 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj debatit publik dhe raportimeve mediatike mbi projektin që ka nxitur diskutime dhe protesta gjatë ditëve të fundit, duke theksuar se nuk ka ekzistuar asnjë projekt i miratuar  në Zvërnec, që të mund të anulohej.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë nga media të Bashkimit Europian, Rama kritikoi mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar çështja në media, duke ngritur pyetjen se ku ndodhet projekti për të cilin flitet.

Ai theksoi se nuk ka deklaruar asnjëherë se është anuluar diçka, pasi sipas tij nuk ka pasur kurrë një projekt të miratuar. Sipas kreut të qeverisë, procesi i hartimit të projektit vijon dhe nuk ka pasur as pezullim e as anulim të tij, pikërisht sepse ai nuk ka kaluar ende në fazën e miratimit.



“Keni ardhur pas shtatë ditësh balte që është përhapur dhe ka mbytur botën dhe pafuqia për ti parë dhe pa paraqitur një fakt. Unë them nuk ka projekt dhe komenti i një media të madhe është: këta protestues thonë se ka një projekt. Ku është projekti?

Nuk thashë asnjëherë që nuk është anuluar asgjë, sepse Nuk ka pasur kurrë një projekt për tu anuluar, sepse vini këtu me kokën të mbushur plot më gënjeshtra që u kanë bllokuar trurin dhe asgjë nuk… Trurin e keni në rregull, por problemi është se sa i hapur është ai për faktet.

Projekti është diçka për të cilën po punohet, çfarë ka të vështirë për tu kuptuar këtu? Sepse projekti nuk është pezulluar kurrë, nuk është anuluar kurrë, sepse për së pari nuk është miratuar kurrë. Nuk anulon diçka që nuk është miratuar. Puna vazhdon për hartimin e tij.”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!