Liderët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor u mblodhën për foton familjare në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor, i cili po zhvillohet në Tivar të Malit të Zi.
Në fotografinë zyrtare morën pjesë drejtues të institucioneve europiane, presidentë, kryeministra dhe përfaqësues të vendeve të rajonit, përpara nisjes së sesioneve të punës që do të fokusohen te zgjerimi i Bashkimit Europian, siguria dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Samiti ka bërë bashkë disa nga liderët më të rëndësishëm europianë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Friedrich Merz, presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa, si edhe drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.


