Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protestat/ Rama nga “Porto Montenegro”: Na e kaluan njëherë topin për shalësh, por Shqipëria nuk do e humbasë më shansin historik

schedule19:01 - 4 Qershor, 2026

schedule 19:01 - 4 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale nga kompleksi turistik Porto Montenegro, ku ka bërë krahasime mes zhvillimeve në rajon dhe perspektivës së Shqipërisë në rrugën europiane.

Në një postim në Facebook, Rama e cilësoi Porto Montenegron si një “perlë” që, sipas tij, u zhvillua në Mal të Zi pasi nuk gjeti mbështetje në Shqipëri vite më parë.

“Na e kaluan njëherë këta vëllezërit e vegjël topin për shalësh, për fajin e honxhobonxhove tanë që e lanë topin ta marrë deti”, shkroi ai, duke iu referuar mundësive të humbura për investime dhe zhvillim.



Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria nuk duhet të humbasë më mundësitë historike që ka përpara, duke iu referuar procesit të integrimit europian dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

“Po tani s’bëhet llaf më. Ta harrojnë të gjithë ata që thonë s’duan apo s’na duan, se na kalon prapë huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane”, u shpreh Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!