Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama në Tokyo/ Kryeministrja e Japonisë: Shqipëria partnere e rëndësishme, kontribut në stabilitetin rajonal

schedule13:54 - 22 Maj, 2026

schedule 13:54 - 22 Maj, 2026

Kryeministri Edi Rama është pritur në Tokyo nga homologja japoneze Sanae Takaichi, e cila vlerësoi rolin e Shqipërisë në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe rikonfirmoi mbështetjen e Japonisë për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Gjatë takimit, Takaichi theksoi se Shqipëria mbetet një partnere e rëndësishme për Japoninë, me të cilën ndan parime dhe vlera të përbashkëta, ndërsa përshëndeti progresin e negociatave të anëtarësimit në BE.

Kryeministrja japoneze deklaroi se, në kuadër të nismës së bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor, Japonia do të vijojë të mbështesë fuqimisht rrugën europiane të Shqipërisë, duke shprehur gjithashtu respekt për kontributin aktiv të Tiranës në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe përkrahjen ndaj vizionit për një indo-paqësor të lirë dhe të hapur.



“E mirëpres me zemër vizitën e Kryeministrit Rama, sot. Jam shumë e lumtur që kam mundësinë t’ju takoj për herë të parë. Shqipëria është partnere e rëndësishme, me të cilën ndajmë vlera dhe parime të përbashkëta. Ne jemi të kënaqur që negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po përparojnë në mënyrë të qëndrueshme. Japonia, në kuadër të Nismës së Bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor, të propozuar nga ish-Kryeministri do të vijojë të mbështesë fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE. I shpreh respekt Shqipërisë për kontributin aktiv që jep në stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor, një rajon me histori komplekse. Gjithashtu, ju falënderoj nga zemra për mbështetjen e Shqipërisë ndaj vizionit për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur. Këtë muaj, në përvjetorin e dhjetë të shpalljes së këtij vizioni, ne prezantuam vizionin e përditësuar për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur. Ky vizion zhvillon më tej qasjen e mëparshme, duke vendosur autonominë dhe qëndrueshmërinë si dy elemente thelbësore, me synimin që i gjithë rajoni të bëhet së bashku më i fortë dhe më i begatë. Në një kohë kur siguria e Europës, Atlantikut dhe Indo-Paqësorit po bëhet gjithnjë e më e ndërlidhur, dëshirojmë ta thellojmë edhe më tej bashkëpunimin me Shqipërinë”, tha kryeministrja japoneze.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!