Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Rama fton gjyqtarët në tryezë/ Kryeministri: Më 17 shtator mbaron ky episod i shëmtuar

schedule19:24 - 14 Shtator, 2026

schedule 19:24 - 14 Shtator, 2026

Shansi i fundit për rritjen e pagave. Kryeministri Edi Rama ka ftuar publikisht gjyqtarët, me në krye kreun e shoqatës së tyre, Engert Pëllumbin, të ulen në tryezë me qeverinë për të diskutuar e zgjidhur ngërçin për rritjen e pagave të drejtësisë.

“Tryeza e përgatitur për takimin e kërkuar dhe të anulluar vazhdon të jetë gati. Në 17 shtator mbaron vetëm ky episod i tensionuar publikisht, që mund dhe duhet të ishte shmangur, por nuk shteron nevoja për të komunikuar mes pushteteve të pavarura. Por ne tryezën dhe gatishmërinë kemi, të tjerat janë në gjykimin e gjykatësve.”

Për herë të parë, Rama pranon se drejtësia këtë herë i ka hapur luftë qeverisë, jo me segmente, por e organizuar.

“Nëse largqoftë, shoqatat e prokurorëve e të gjykatësve kanë vendosur që me mjete politike dhe juridike të koordinuara me zyrat e prokurorive e të gjykatave, si një ushtri e rreshtuar kundër qeverisë, të na imponohen me kallëzime, sigurime a përmbarime për të rritur pagat e tyre, atëherë jemi përpara një sfide të një lloji të ri, e cila nuk na tremb, po na shqetëson pamasë.”

Replikën kryesore Rama e ka me gjyqtarin e posaçëm, Engert Pëllumbin, kreun e shoqatës së gjyqtarëve, që paditi qeverinë në Gjykatë Kushtetuese për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe i prin betejës mediatike edhe me kërcënime ndaj qeverisë për vetërritjen e pagave në emër të gjyqtarëve.

Megjithatë, me këtë ftesë, kryeministri po tenton të evitojë një betejë të gjatë ndaj drejtësisë, në një kohë kur zëri kryesor i gjyqtarëve e konsideron përplasjen e fundit për pagat politike dhe inat të qeverisë.

Rama kërkon të ulë gjakrat në emër të integrimit të Shqipërisë në BE, që kohët e fundit ka nxjerrë jo pak kundërshtarë të këtij objektivi kombëtar, nga opozita e PD te flamingot e mërzitura të bulevardit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!