Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Theu tabutë në ekran/ Eriselda Shllaku rrëfen largimin e papritur nga TV e jetën pas kamerave

schedule13:52 - 20 Maj, 2026

schedule 13:52 - 20 Maj, 2026

E konsideruar si një nga aktoret më provokuese dhe më të komentuara të viteve 2000 në ekranet shqiptare, Eriselda Shllaku rikthehet me një rrëfim të sinqertë për suksesin, sfidat, humbjet personale dhe largimin e papritur nga televizioni.

E njohur për rolet e saj të guximshme, moderatorja dhe aktorja pranon se pothuajse të gjitha personazhet që ka interpretuar kanë qenë provokuese, duke sfiduar shpesh tabu në ekran në një kohë kur televizioni shqiptar ishte shumë më konservator.

“Kam thyer shumë tabu në ekran dhe jam komentuar shumë, por gjithmonë e kam parë profesionin me seriozitet dhe kam bërë atë që kërkonte roli,” – shprehet ajo.
Rrugëtimi i saj në art nisi herët, fillimisht si modele dhe moderatore, për të vazhduar më pas me studimet në Akademinë e Arteve, aty ku kuptoi se aktrimi ishte pasioni që donte të ndiqte gjithë jetën.



“Roli im i parë ishte kur isha vetëm 20 vjeçe dhe ai ishte fillimi i suksesit tim, përkrah aktorëve më të mirë të asaj kohe,” – tregon Shllaku. Ajo kujton me nostalgji periudhën kur televizioni shqiptar, sipas saj, kishte aktorë që punonin për artin dhe jo vetëm për famën.

“Kam qenë në televizion në kohën më të mirë, kur aktorët ishin shumë të mirë dhe jo thjesht për famë,” – thotë ajo. Pas një periudhe larg televizionit, Shllaku u rikthye në spektaklin humoristik “Al Pazar”, falë një ftese nga Agron Llakaj, të cilën e konsideron privilegj.

“Ishte një ftesë nga vetë Agron Llakaj dhe u ndjeva e privilegjuar,” – rrëfen aktorja. Megjithatë, ajo zbulon se largimi nga televizioni erdhi papritur dhe pa paralajmërim.

“Arsyeja që mu dha ishte mungesa e fondeve. Nuk ishte diçka e këndshme, sepse kisha dhënë maksimumin tim dhe kisha kontribuar edhe me skenarë,” – shprehet ajo.

Përballë realitetit të vështirë të artit në Shqipëri, Eriselda vendosi të investojë edhe në arsim, duke përfunduar një master në biznes në Fakultetin Ekonomik dhe duke iu përkushtuar një tjetër fushe profesionale, pa e braktisur asnjëherë artin.

Aktualisht, ajo punon si spikere radioje, një eksperiencë që, siç thotë vetë, i shkon shumë pranë personalitetit të saj.

“Të gjithë më thonë se kam një zë radiofonik,” – shprehet me humor. Pavarësisht sfidave, Eriselda Shllaku mbetet mirënjohëse për publikun që e ka ndjekur dhe mbështetur ndër vite. “Është lumturi kur njerëzit të duan. Jam shumë mirënjohëse për dashurinë dhe mbështetjen e publikut,” – përfundon ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!