Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Protesta për Gjuhën Shqipe në Shkup/ Studentë të arrestuar, organizatorët informojnë se disa shqiptarë nga Tirana po mbahen nga policia

schedule18:25 - 18 Maj, 2026

schedule 18:25 - 18 Maj, 2026

Në protestën në Shkup, janë arrestuar disa studentë. Kështu ka bërë të ditur një student në tubimin para Ministrisë së Drejtësisë në Shkup.

“Po dalim me protestu në mënyrë paqësore, provokohemi rrugës. Të dashur policë, edhe neve duhet të na mbroni”, është shprehur një nga studentët.

Gjithashtu organizatorët informojnë se disa shqiptarë nga Tirana po mbahen nga policia.



Studentët shqiptarë kanë ngritur sot zërin në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!