Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli thotë se paraja e pistë në sektorin e ndërtimit, është e kufizuar.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çoçoli u shpreh se
“Ka raste të depërtimit të parasë kriminale. Nuk gjykoj që 16, 17 përqind që është sot ndërtimi, janë infektuar fort nga paraja kriminale. Raste ka sa të duash. Nuk gjykoj që sasia e parasë që sjellin, është përcaktuese në ndërtimin tonë. Pjesa e parasë së pisët kriminale në ndërtimin tonë, është shumë e kufizuar. Nuk mendoj se grupet tona kriminale, sado të aktivizuara të jenë, të kenë peshë të tillë, që të furnizojnë me dy apo tre miliardë në vit, ndërtimin tonë. Janë futur disa mekanizma. Në sistemin bankar, e ke të vështirë, edhe duke i futur përmes pikave të këmbimit valutor. Do ta quaja mision të pamundur. Është nivel jo përcaktues për fatin e ndërtimeve tek ne”, theksoi ai./abcnews.al


