Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pastrimi i parave/ Karamuço: Grupet kriminale, marrëdhënie me biznesin. Hetimet po bëhen më komplekse

schedule20:57 - 12 Tetor, 2026

schedule 20:57 - 12 Tetor, 2026

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se sot grupet kriminale janë shumë të zgjuara dhe kanë lidhje me biznesin e politikën.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se disa investitorë, nuk kanë qenë kurrë biznesmenë, dhe prapa tyre, kanë dalë politikanë apo familjarët e tyre.

Sipas Karamuços, hetimet për këto grupe kriminale janë bërë më komplekse.



Grupet kriminale janë shumë të zgjuara sot. Sot, janë në marrëdhënie shumë të ngushtë me biznesin dhe politikën. Disa prej këtyre kullave kanë emra anonim. Disa investitorë, i shikon që nuk kanë qenë asnjë ditë biznesmen. Ku e gjen ky garancinë? Ajo që ka ndodhur më pas, nga hetimet e SPAK, ka rezultuar e tillë. Historiku më pas na çon te politika, familjarët e politikanëve. Një kompleksitet gjërash, hetimi bëhet më kompleks më pas. Ju keni parë disa gjyshe, disa persona që na dalin investitorë të rëndësishëm, na dalin pensionistë. Kush qëndrojnë pas tyre? Janë grupet kriminale. Si u shndërruan këta në biznesmenë të ligjshëm?”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!