Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Egnatia, leksion futbolli Elbasanit/ Kampionët ‘ringjallen’ papritur në fazën finale për titull

schedule10:44 - 18 Maj, 2026

schedule 10:44 - 18 Maj, 2026

Ndoshta ajo që ndodhi në Kupë sikur i ndryshoi parashikimet. Elbasani është cilësuar gjatë gjithë sezonit si favorit ndaj Egnatias, duke pasur bilanc më të mirë në ndeshjet direkte, veçse kualifikimi i kampionëve të Shqipërisë në gjysmëfinale të konkurrimit të dytë më të rëndësishëm në vend besohet se ishte një paralajmërim.

Gjithsesi, askush nuk mund ta mendonte atë që ndodhi në ndeshjen e dytë të fazës së plej ofit për titull në Superligë. Nëse Dinamo e mund 2-0 Vllazninë, Egnatia ia doli dyfish ndaj rivalit direkt në garë për trofeun e kampionatit.

Përfundoi 4-0 në “Arenën Air Albania”, që ishte një fushë vërtet asnjanëse këtë herë, një rikujtim sesa shumë mund të ndryshojnë gjërat kur vjen puna në duele përcaktuese.



Edhe pse vuajti shumë këtë sezon, ndryshoi edhe trajnerin, sërish kampionia e vendit në fuqi tregoi gjithë përvojën, por edhe potencialin. Tre nga golat u shënuan në 20 minuta të pjesës së parë, deri pranë pushimit.

Bakajoko realizoi dy herë, në 28’ dhe minutën e parë shtesë, ndërsa në të tretën shtesë goditi edhe Fernando. Në një Superligë të mbushur me heronj të huaj, një shqiptar e realizoi më në fund një rrjetë, kapiteni Aleksi gjashtë minuta para fundit kur mori përsipër penalltinë.

Tashmë, janë tri skuadra me pikë të barabarta në krye të kampionatit, nga 31, dhe Vllaznia ka dalë në krye për efekt të ndeshjeve direkte.

Elbasani është I dyti dhe Egnatia e treta. Dinamo i ndjek me 28 pikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!