Egnatia do të vijojë aventurën e saj europiane në Conference League. Kampionët e Shqipërisë nuk arritën të kualifikohen në fazën finale të Europa League, pas humbjes 2-1 në fushën e Lilestrom, në sfidën e kthimit të play off.
Mund dhe duhet të kishte marrë më shumë se kaq, skuadra e Nevil Dede, që mbylli pjesën e parë në epërsi, u barazua në të dytën dhe u përmbys vetëm në kohën ekstra.
Pas barazimit pa gola në Rrogozhinë, Egantia iu afrua ëndrrës së madhe, pasi shënoi e para me Sotën në minutën e 32-të.
Rezultati duhej të ishte më i thellë për kampionët shqiptarë, që shpërdoruan raste pa fund, derisa vetëm tetë minuta nga fundi i kohës së rregullt, norvegjezët do të barazonin me Fos.
Kualifikimi do të vendosej vetëm në kohën ekstra, ndërsa në minutën e 94-rt, Lilestom shënoi golin e dytë dhe të fitores.
Asnjë dramë për Egnatian, pasi historia e saj mbetet. pas dominimit në vitet e fundit në Shqipëri, skuadra nga Rrogozhina për herë të parë do të luajë në fazën finale të një turneu europian siç është Conference League.

