Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Vizita e Donald Trump në Pekin/ Krisafi: Në fokus tregtia! Pritet ulje e tarifave të SHBA ndaj Kinës

schedule13:45 - 13 Maj, 2026

schedule 13:45 - 13 Maj, 2026

Eksperti i Çështjeve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi në një intervistë në “NewsLine” në ABC News komentoi konfliktin në Lindjen e Mesme, duke analizuar edhe vizitën e presidentit amerikan Donald Trump në Kinë.

“Të dyja palët po mundohen të kontrollojnë atë luftë tregtare nga të dyja anët. Mund të pritet një ulje e lehtë e tarifave të SHBA që ka vendosur ndaj Kinës. Të dyja palët pritet të lëshojnë diçka por edhe mbrojnë diçka tjetër nga ana tjetër. Kina në tregun se saj lejon investitorë aq sa e sheh ajo të arsyeshme. Në këmbim të heqjes së një pjesë të tarifave Kina mund të lëshojë një pjesë të tregut të saj ndaj investimeve amerikane”, tha ai.

Gjatë intervistës, Krisafi analizoi edhe luftën në Iran, ndërsa u shpreh se nuk ka shumë gjasa që Kina të ndihmojë SHBA-në në këtë luftë me Iranin, kjo sipas tij për shkak Se Kina ka interesa të kundërta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



“Kina vështirë se mund ta ndihmojë Amerikën në lidhje me Iranin. Kina e ka ndihmuar regjimin iranian në një mënyrë apo në një tjetër në këtë situatë. Irani nuk do kishte sistem raketor balistik pa ndihmën e Kinës, Pra interesi i Kinës është tërësisht i kundërt me atë të SHBA. Nuk besoj se mund të jetë një temë shumë e rëndësishme diskutimi ajo e Irani dhe vështirë që palët mund të bien dakord”, theksoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!