Qarkullonte me armë zjarri pistoletë pas mesnate, policia e Shkodrës arreston 19-vjeçarin Bajram Hoxha. Procedohet në gjendje të lirë edhe një 29-vjeçar, për moskallëzim krimi.
Policia sekuestroi armën e zjarrit, municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).
Pas ndjekjes dhe kontrollit fizik të shtetasit B. H., shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. H., 19 vjeç, banues në Shkodër.
Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. Ç., 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


