Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë ka kujtuar edhe ditëlindjen e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
“Në këtë ditë të bekuar për shqiptarët, ashtu si prej shumë vitesh kujtojmë me respekt edhe lindjen e ADEM JASHARIT, Komandantit Legjendar të Luftës Çlirimtare të Kosovës”, shkruan Rama.


