Presidenti amerikan, Donald Trump ka dhënë një përditësim mbi negociatat me Iranin.
Trump deklaroi se Irani “po bën një ofertë dhe do të shohim”, duke shtuar se ende nuk e di se për çfarë bëhet fjalë konkretisht.
Ai nuk dha detaje të plota mbi zyrtarët iranianë me të cilët po zhvillohen negociatat, por tha se ekipi i tij po bisedon “me personat që janë aktualisht në krye”.
Trump shtoi se Irani dëshiron të dialogojë dhe të shqyrtojë një marrëveshje të mundshme, si dhe se pritet të paraqesë një ofertë që synon të adresojë kërkesat e Shteteve të Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë një delegacion në Pakistan këtë fundjavë, ndërsa ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, ka mbërritur në Islamabad.
Por Irani ka deklaruar se nuk është planifikuar takim me delegacionin amerikan./abcnews.al


