VLORË- Kryeministri i vendit, Edi Rama në Vlorë ka zhvilluar një bashkëbisedim me operatorët turistikë mbi sezonin turistik.
Në fokus të diskutimit ishte rritja e cilësisë së shërbimeve, mbështetjen për sipërmarrësit e turizmit dhe promovimin e Vlorës, e cila mbete si një portë e rëndësishme e turizmit shqiptar në qendër të vëmendjes globale.
Kryeministri Rama u shpreh se Vlora është transformuar brenda një dekade. Ai përmendi disa shifra, që sipas Ramës, dëshmojnë rritjen e numri të turistëve që vijnë nga shumë vende të Evropës dhe SHBA,
“Ajo që sot është Lungomarja, më parë ishte një rrugë me dy krosi. Deti shikohej copa copa se ishte i mbushur me ndërtime. Kishte gropa. Kjo ishte Vlora para një dekada, Për tu bërë Lungomarja u deshën vite e mandatit të parë. Sot po ju them çfarë shifrash ka marsi tani, në çdo emër të vendeve prej nga vijnë turistët.
Në mars, krahasuar me marsin e kaluar vizitorët nga Italia janë rritur me 10.9%.
Vizitorët nga SHBA janë rritur me 45%, nga Gjermania me 23%. Nga Mbretëria e Bashkuar me 22%, vizitorët nga Spanja me 34%, Austria ME 20%, nga Norvegjia me 105 %, nga Belgjika me 4%, nga Danimarka me 711 %, në krahasim me marsin e kaluar. Këto janë të dhënat nga kufiri. Unë këtu flas për shifrat e gjithë Shqipërisë.”, theksoi ai./abcnews.al


