Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kampi i muxhahedinëve në Manzë/ Situatë e qetë pas paralajmërimit të Ambasadës së SHBA

schedule12:18 - 2 Prill, 2026

schedule 12:18 - 2 Prill, 2026

DURRËS- Një ditë pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë se grupe të lidhura me Iranin mund të synojnë subjekte amerikane ose elementë të opozitës iraniane në vendin tonë, situate në kampin e muxhahedinëve në Manzë paraqitet e qetë.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musai, nga Manza, raportoi se  situata paraqitet e qetë, ndonëse ka masa të shtuara sigurie.

Megjithatë, njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit ka rritur gatishmërinë në institucionet diplomatike në vendin tonë.



Rreth 3000 muxhahedinë iranianë strehohen në kamp, që ndodhet në zonën e Manzës./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!