114 km në orë ka qenë shpejtësia e automjetit që drejtohej nga Kleo Vrioni rreth orës 02:30 mëngjesin e kësaj të mërkure, në rrugën dytësore të Manzës, që shkaktoi vdekjen e shoferit 25-vjeçar, bashkëshortes së tij dhe një të mituri.
ABC News ka siguruar pamje nga aksidenti, kur shihet momenti kur automjeti përplaset me bordurën anësore të rrugës.
Pas analizimit të vendngjarjes, ekspertët kanë dalë në konkluzionin se drejtuesi i automjetit, i cili ka qenë i alkoolizuar, ka humbur kontrollin në kthesë.
Kleo Vrioni, me origjinë nga Durrësi, dhe Sara Brugentelli, shtetase italiane, kurorëzuan martesën tre ditë më parë. Së bashku me tre persona të tjerë, ata kishin dalë për të festuar dhe po udhëtonin drejt fshatit Katund i Ri, përmes rrugës dytësore të Manzës.
Bashkë me ta humbi jetën edhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri. Ndërsa dy personat e tjerë të plagosur, të moshave 16 dhe 25 vjeç, po marrin mjekim në Spitalin e Traumës./abcnews.al



