Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nis Reforma Territoriale/ Komisioni bipartizan dakordësi për dëgjesat, të parët bashkiakët

schedule15:07 - 25 Mars, 2026

schedule 15:07 - 25 Mars, 2026

Tonet e mosdakodrësitë e takimit të fundit ishin shuar.

Dy bashkëkryetarët e komisionit për reformën territoriale u ulën në Kuvend, këtë të mërkurë me kalendarin e dëgjesave, të dakordësuar.

Kështu, Kuvendi nis zyrtarisht punën për të bërë ndarjen e re territoriale dhe kompetencat që do të ketë pushteti vendor, pas finalizimit të kësaj reforme.



Në Kuvend, do të zhvillohen dëgjesat me kryetarët e bashkive, që do të japim pasqyrim për territorin që ata drejtojnë. Disa prej tyre mesa duket, I kanë të qarta idetë.

Dëgjësat nisin së shpejti dhe ato planifikohen të mbyllen deri në fund të prillit. Ato do të shtihen paralelisht edhe përtej Tiranës, në takime të hapura me komunitetin dhe gjatë majit Komisioni do të përqendrohet në dëgjesa tematike.

Pranë Kuvendit është dakorduësuar dhe grupi I ekspertëve që do të asistojë, të propozuara nga të dy palët. Socialistët do i besojnë ekspertizës së Viktor Gumit, ish-deputetet të Berishës. Demokratët kanë sjell nga Shkodra ish-kryetarin,  Lorenc Luka dhe aktivizojnë Endira Bushatin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!