UEFA ka zgjedhur Anthony Taylor si arbitrin e ndeshjes Poloni-Shqipëri në play off e “Botërorit 2026”.
Anglezi 47 vjeçar, që prej më shumë se një dekade mban stemën e FIFA është një nga emrat e njohur, por edhe më të polemizuar të futbollit anglez dhe atij europian.
Në CV e tij, Taylor ka sfida dhe finale të mëdha, por shpesh herë nuk është ngjitur në nivelin e tyre, duke lënë pas shumë akuza dhe diskutime.
Nuk harrohet sulmi I Jose Mourinho në kohën kur drejtonte Romën dhe tifozëve romanë pas finales së Europa League kundër Sevilla në vitin 2023.
Por episodi që ka njollosur më shumë karrierën e “bilbilit anglez” ishte ai në çerekfinalen e “Euro 2024” mes Spanjës dhe Gjermanisë.
Taylor nuk akordoi një 11 metërsh për gjermanët kur rezultati ishte në barazim 1-1, pavarësisht se goditja e Musiala u ndal me dorë dukshëm nga mbrojtësi spanjoll Cucurrella.
Ky episod e ktheu atë në armikun e gjermanëve.
Anthony Taylor është gjithashtu një emër i njohur edhe për tifozët shqiptarë.
Ai vendosi drejtësi në finalen e titullit kampion në Kategorinë Superiore mes Partizanit dhe Egnatia në vitin 2024.
Ashtu si atëherë edhe në sfidën historike të Shqipërisë në Varshavë, Taylor do të kenë në fushë dhe sallën VAR ndihmës anglezë.


