Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Protesta e dhunshme e PD/ 15 persona të arrestuar, 9 të tjerë lihen të lirë. I proceduar edhe Klevis Balliu

schedule09:11 - 23 Mars, 2026

schedule 09:11 - 23 Mars, 2026

Policia ka arrestuar 15 persona të cilët hodhën molotovë dhe goditën efektivët gjatë protestës së dhunshme të PD.

9 persona të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.

Ndërkaq, 6 punonjës policie mbetën të dëmtuar gjatë protestës dhe morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.



Nga hedhjet e molotovëve janë shkaktuar dëmtime në godinat përkatëse, janë djegur disa kosha mbeturinash, si dhe është djegur 1 automjet policie.

Gjithashtu, procedimi penal nisi edhe për deputetin demokrat, Klevis Balliu  për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Shtyrja e të miturit më krim”.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!