Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

PSG përballë “makthit” blu/ Chelsea viziton kampionët e Europës në Ligën e Kampionëve

schedule12:38 - 11 Mars, 2026

schedule 12:38 - 11 Mars, 2026

Përballja e fundit duhet harruar sa më shpejt.

Kështu mendojnë në kryeqytetin e Francës, ndërsa Paris SG ka detyrën për të sfiduar Çelsin në sfidën e parë të raundit të dytë në Ligën e Kampionëve.

Në finalen e Kupës së Botës për Klubet në korrik, Blutë e Londrës I shkatërruan kampionët në fuqi të Europës, dhe rezultati 3-0 nuk ka nevojë për koment.



Gjithsesi, PSG mbetet fitues I Championsit, kampion I Francës si dhe fitues I Kupës Interkontinentale të FIFA-s, edhe pse ky sezon nuk ka qenë aspak bindës.

Skuadra e trajnerit Luis Enrike u mund në shtëpi në fundjavë në Ligën franceze, 3-1 nga Monako, disfata e katërt që nga fillimi I 2026-ës.

Për më tepër, në “Parkun e Princave”, ku do të pritet sonte Çelsi.

Tekniku spanjoll ka marrë lajme të mira nga reparti I sulmit, por aspak të mira nga mesfusha.

Dembele është I gatshëm dhe treshja e madhe ofensive bashkë me Kvarackelian dhe Duenë pritet në fushë titullare.

Gjithsesi, Fabian Ruiz mungon në mesfushë, ndërsa Zhoao Nevesh u kthye në stërvitje e mund të luajë, por nuk është në formë të plotë.

Çelsi, ndërkaq ka gjithashtu shqetësimet e veta.

Trajneri Rosenior që ka zëvendësuar italianin Mareska, duhet të mbledhë fort një ekip që ka dy humbje e dy barazime në 8 ndeshjet e fundit në të gjitha konkurrimet.

Estevao dhe Gitens të dëmtuar dobësojnë sulmin, ndonëse Blutë e Londrës kanë potencial të mjaftueshëm për t’ia dalë.

Dy ekipet sikur I kishte marrë malli për njëri-tjetrin sepse janë ndeshur për herë të fundit në Champions 10 vjet më parë, ndërsa e kanë provuar shijen e këtij trofeu.

Paris SG kryeson me dy kualifikime ndaj një të anglezëve, po ashtu ka tri fitore ndaj dy të rivalit, edhe pse golaverazhi është lehtësisht negativ për francezët, 10 ndaj 11.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!