Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtohen bizneset, por ngadalëson punësimi/ Eksperti shpjegon shifrat në “Money Report”: Shumica e sipërmarrjeve operojnë në…

schedule14:31 - 5 Mars, 2026

schedule 14:31 - 5 Mars, 2026

TIRANË- Ekonomia shqiptare në vitin 2024 ka vijuar të zgjerohet në numër ndërmarrjesh dhe në volum shitjesh, por me një sinjal të qartë frenimi në tregun e punës. Rezultatet e (INSTAT), tregojnë se gjatë vitit 2024 ishin aktive 119.870 ndërmarrje, me një rritje prej 2,2% krahasuar me vitin 2023.

Megjithatë, numri i të punësuarve zbriti në 551.189 persona, me një rënie prej 1,6% në raport me një vit më parë. Por si shpjegohet fakti që numri i ndërmarrjeve në Shqipëri rritet, ndërsa punësimi nuk rritet me të njëjtin ritëm?

Eksperti i punësimit, Arbër Xhihani, i ftuar në “Money Report”  tha se numri i sipërmarrjeve është shtuar, por kapaciteti i tyre për të shtuar numrin e punonjësve është i limituar.



A pohoi se shumica e aktiviteteve janë biznese të vogla, kryesisht me bazë familjare. Sipas tij, rritja e turizmit ka bërë që shumë familje shqiptare të investojnë në biznese të vogël. Një tjetër e dhënë shqetësuese në tregun shqiptar thotë eksperti është fakti se mungojnë planet afatgjata për të bërë biznes.

“Po t’i referohemi shifrave të tre viteve të fundit shikohet një rritje të sipërmarrjeve në vendit tonë. 90% e këtyre sipërmarrje janë të vogla dhe ka të punësuar nga 1-4 punonjës. Kjo tregon se është një punësim familjar dhe pak larg një tregu të zgjeruar. Interesi i shqiptarëve është më tepër tek shërbimet, se sa tek sektori prodhues. Rritja e sektorit të turizmit, rritja e vizitorëve në vendit tonë, ka bërë që shqiptarët të hapin këto shërbimet e vogla dhe presim kthimin e investimit të tyre.

Shërbimet duhet të orientohen drejt standardeve evropiane. Në Shqipëri mungojnë planet afatgjata të biznesit. Bizneset po kërkojnë gjithnjë e më shumë staf të kualifikuar. Teknologjia dhe AI po përthithen në çdo sektor. Sipërmarrjet po i japin një rendësi të shtuar, sepse po përballen me mungesë të stafit të përgatitur”, tha ai.

Ai pohoi se sipas shifrave rezulton se 80 për qind e sipërmarrjeve shqiptare janë në sektorin e shërbimeve dhe një pjesë e vogël operojnë në prodhim.

“80%  sipërmarrjeve në Shqipëri është në shërbime, ndërsa prodhimi është i ulët. Aktualisht kemi sektorin e ndërtimit që ka një zhvillim, ka interes të shtuar edhe sa i takon kapitalit njerëzor, duke rritur numrin e të punësuarve”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!