Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.
Mësohet se Aldison Beluli, 23 vjeç nga Fieri, ka qëlluar për vdekje me armë Arjela Muratin, 21 vjeçe nga Fieri.
Ngjarja ka ndodhur para portës së Fakultetit të Mjekësisë.
Eshte mësuar se 21-vjeçarja, e cila ishte studente ne vitin e tretë për Drejtësi, ka ndërruar jetë në spital.
Më pas 21 vjeçari ka qëlluar veten dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.
Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ishte kërkesa per lidhje, e refuzuar nga vajza.
Policia ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e proves materiale nje arme zjarri pistolete dhe dy gezhoja.
Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al