PËRMET- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë pamje nga Banjat e Bënjës, një prej destinacioneve më të frekuentuara turistike në jug të vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka theksuar se Banjat e Bënjës në Përmet ndodhen tashmë në një fazë transformimi të plotë, ndërsa gjatë fundjavës është shënuar një fluks i lartë vizitorësh.
Sipas tij, shumë qytetarë kanë zgjedhur të kalojnë kohën mes natyrës dhe burimeve termale që ofron kjo zonë.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me Banjat e Bënjës në Përmet, tashmë në një fazë transformimi të plotë, ku gjatë kësaj fundjave kishte një fluks të lartë vizitorësh dhe shumë qytetarë zgjodhën të kalojnë kohën mes natyrës dhe burimeve termale, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Banjat e Bënjës njihen për vlerat kurative dhe peizazhin piktoresk, duke u kthyer vitet e fundit në një nga atraksionet kryesore të turizmit natyror në jug të Shqipërisë.


